×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa me një demant të fortë për Vjosën, i tregon se kush është shefi

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 15:40

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa demantoi sot nënkryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Kjo e dyta tha dje e sot se ofertën e VV-së, që u publikua mbrëmë, do ta shqyrtojnë në Këshillin e Përgjithshëm. Por shefi i saj tha se kjo nuk vjen në shprehje.


    “Unë kam deklaruar dje që për propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociata dhe përparimet qe do të vazhdojnë në ato negociata dhe ata anëtarët e Këshillit do të diskutojnë mirëpo unë nuk do të paragjykoj sepse secili prej tyre ka mandat”, tha Osmani sot për media.

    E Mustafa deklaroi se në Këshill diskutohet krejt diçka tjetër.

    “Ne nuk kemi arritë ta vlerësojmë atë që na ka shkru VV, ne do ti trajtojmë vetëm parimet, ne nuk kemi kërkuar shtim të ministrive dhe nuk e trajtojmë, disutojmë atë por qëndrimet tona. LDK-ja mbetë pranë qëndrimeve që ta ketë kryepalamentarin presidentin dhe 5 ministritë”, tha Mustafa para mediave.

    “Ne nuk kemi ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona”, ka thënë ai.

    Mustafa thotë se nuk kanë arsye që të ulen më me LV-në e të diskutojnë nga tre orë, takimi i ardhshëm sipas tij duhet të bëhet për të arritur marrëveshje.

    “Nuk shoh arsye që të ulemi dhe të flasim për tre orë dhe të dalim si memecë pranë jush, shof arsye që takimi i ardhshëm të bëhet vetëm për të arritur deri te marrëveshja. Shof arsye që të bëjmë marrëveshje, por, marrëveshje partneriteti, është e papranueshme që të zhagitemi”, deklaroi ai.

    LDK i dorëzoi sot ofertën e fundit VV-së, duke kërkuar Kryetarin e Kuvendit për një vjet, me kushte që ta lëshojë në momentin që kandidati i LDK-së zgjidhet president. /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!