×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht dhe sa më shpejt marrëveshjen për të cilën u dakorduan

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 15:22

    Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

    “Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

    “Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

    Shefi i diplomacisë europiane pas negociatave shumë orëshe në Ohër tha se ka marrëveshje por se palët s’jane dakorduar për nënshkrimin.

    “Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme të implementojë”, tha Borell.

    Tutje shefi i diplomacisë së BE’së theksoi se marrëveshja do të hyjë në fuqi në një mënyrë tjetër.

    “Pra marrëveshje konsiderohet e miratuar me një deklaratë që do të publikohet. Më besoni përkundër faktit që një tekst më ambicioz është propozuar në fillim, ajo mbi të cilin janë dakorduar palët, dhe zbatimi i saj përmes aneksit do të bëhet pjesë përbërse drejt rrugëtimit të tyre evropian”, tha Borrell sipas përkthimit zyrtar të deklaratës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!