×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Podujevë sulmohen tre punëtorë të KEDS-it

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 12:15

    Tre punëtor të KEDS janë sulmuar në Podujevës gjatë kontrollit që ishin duke i bërë një njësori të rrymës elektrike.


    Sipas viktimave, njëri nga dy personat e dyshuar për sulmin ka qenë I armatosur.

    “Tre viktima meshkuj K-Shqiptar punëtor të KEDS-it, kanë informuar se për deri sa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur. Është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!