×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga OVL-UÇK reagojnë pas paraqitjes së Nasim Haradinajt në Hagë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:33

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka përgëzuar nënkryetarin e kësaj organizate për paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.


    Në Hagë ka përfunduar seanca e parë ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj i tha prokurores dhe gjykatësit se ai nuk e njeh Gjykatën Speciale, kurse avokati i tij kërkoi që ai menjëherë të lirohet nga paraburgimi.

    Për deklarimet e tij se ai nuk e njeh Gjykatën Speciale, ka reaguar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, duke e përgëzuar për guximin e tij.

    Kliniku në rrjetin social Facebook, ka shkruar vetëm “Të lumtë Nasim Haradinaj”.

    https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158695199492720

    Theksojmë se seanca e sotme në Gjykatën Speciale ka qenë vetëm seancë informuese.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!