×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 7:19

    Ngjarjet e datës 29 Mars 2024:

    Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik (e-Ankand) për projektin e parë solar prej 100 MW. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ushtruesja e detyrës së Misionit USAID Kerry Monaghan Hogler. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 09:30-10:50)

    Kuvendi i Komunës së Deçanit mban mbledhje. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takim. (Këshillit Prokurorial i Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

    Komuna e Rahovecit organizon nderime për dëshmorin e kombit Sabit Shabandulla. (Varrezat e dëshmorëve, Rahovec, ora 10:00)

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mban konferencën përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë 2014-2020. (Klan Arena Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2022. (Kuvendi i Kosovës salla N-506, ora 11:00)

    Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 13:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth kompensimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq. do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30, pas nënshkrimit mbahet konferencë për media)

    Prezantohet projekti “Tulltorja Art-Tek” për transformimin e tulltores. (Tulltorja, Prishtinë, ora 14:20)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!