×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis numërimi për Kurtin, prej sot edhe dy javë kohë për marrëveshje

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 10:25

    Konstituimi i djeshëm i Kuvendit të Kosovës, që nga 26 dhjetori, i kishte i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Por mosmarrëveshja politike për ekzekutivin zvarriti dhënien e mandatarit për qeveri. Megjithatë, propozimin për ,mandatar e dha sot VV-ja dhe po sot edhe Presidenti do t’ia dorëzojë dekretin.


    Neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentin kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë.
    Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

    Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, njëherit i nominuari i kësaj partie për kryeministër, i është drejtuar popullit me një video të re, duke lënë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e marrëveshjes.

    Kurti, megithëse thotë se partia e tij iu drejtua Presidentit me emrin e mandatarit pa një marrëveshje me LDK-në, lë të hapur mundësinë që të dyja partitë të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!