×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua në veri ankohet se disa persona i vizatuan stemë serbe në muret e shtëpisë

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 13:38

    Një grua është ankuar se në muret e shtëpisë së saj në veri të Mitrovicës, disa persona kanë vizatuar një stemë serbe.

    Në njoftimin e Policisë të dielën thuhet se rasti ka ndodhur më 19 janar, ndërsa ankuesja nuk ka qenë në shtëpi për dy muaj për shkak të dëmtimeve nga vërshimet.

    Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe tashmë është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!