×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Një muaj paraburgim për ish-policin Aleksandër Vlajiq, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 15:02

    Gjykata Themelore në Prishtinë  ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji,  ,ish-polici të Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i dyshuar për spiunazh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Vlajiq dyshohet për veprat penale Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Vlajiq u arrestua të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

    Gazeta Online Reporteri.net, pas arrestimit, raportoi se Vlajiq kishte qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pjesëmarrjen në grupin terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri, dhjetorin e vitit 2022. Madje, për rastin në fjalë, një vit më vonë, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Vlajiq dhe tre të akuzuarve tjerë ish-policit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq i njohur si “Llune” dhe Miomir Vakiq. /Reporteri.net/.

    I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!