×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Njëri 102 dhe tjetri 129 km/h, dy shoferët gjobiten me nga 300 euro dhe u merret leja për gjashtë muaj

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 11:58

    Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka ndaluar dy shoferë të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Njëri po drejtonte veturën e tij me shpejtësi 102 km/h, derisa tjetri 129 km/h.

    Ndaj të dyve janë shqiptuar gjoba prej 300 eurove, tri pikë negative si dhe për 6 muaj u është marrë leja.

    Njoftimi i policisë:

    Identifikohen kundërvajtësit për mos respektim e rregullave të trafikut rrugor

    Prizren, 26 maj 2024

    Me 25.05.2024,Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferet duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar gjoba 300 €, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. Ndërsa ne rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!