×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk erdh Elezi, mbetet Lumezi – E takon edhe Sveçlen si ushtrues detyre të ministrit

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 16:50

    Një parullë e Vetëvendosjes ishte bërë hit në fushatë. “Shkon Lumezi e vjen Elezi” kishte thënë lideri i saj Albin Kurti.


    Fjala ishte për prokurorin Elez Blakaj që e la vendin me arsyetimin për kërcënime dhe Aleksander Lumzein, që VV e shihte të korruptuar e njëri të Hashim Thaçit.Kur erdhën në pushtet, e harruan. Para se të shkonte Lumzei, shkoi Kurti. E tash në detyrë, një zyrtar i lartë i VV-së që U.D i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla e ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

    Sipas një komunikate të ministrisë, në këtë takim u bisedua për situatën e krijuar pas përhapjes së virusit global, Covid 19, si dhe për masat e angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.Me këtë rast, Sveçla kërkoi bashkëpunim nga organet e drejtësisë gjegjësisht të prokurorisë në kontekstin e marrjes së veprimeve ligjore për të gjithë shkelësit e masave dhe kufizimeve që janë marrë deri më tani nga Qeveria e Kosovës, e të cilat janë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusitCovid 19.Në anën tjetër, Kryeprokurori Lumezi e siguroi ministrin se Prokuroria e Shtetit do të jetë në dispozicion dhe do bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike por edhe me qytetarët në mënyrë që kjo situatë e rëndë të tejkalohet sa më lehtë të jetë e mundur.Gjithashtu, Kryeprokurori theksoi se është e domosdoshme të respektohen vendimet dhe udhëzimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, vendime këto që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit publik dhe janë në të mirën e qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!