×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 8:12

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.

    “Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824. Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!