×
  • Lajme
  • Lajme

    Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 10:20

    Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Franjo Tuđman“ në Zagreb me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së.

    “Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftim.

    “Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate “Dr.Franjo Tuđman“ në Zagreb me prezencën e Presidentit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanoviç, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së. Major Kreshnik Nimoni ,Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja ,Shkolla e lartë e Nënoficerëve. Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!