×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Osmani: Asociacioni s’është kusht para anëtarësimit në KiE, përkushtimi për të u përsërit edhe në Marrëveshjen Bazike

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 11:12

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani rreth asaj se Asociacioni është kusht i radhës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ka thënë se paragrafi 11 i raportit të Dora Bakyoannis qartëson se kjo është një prej detyrimeve pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E para e shtetit tha se për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtim i plotë në vitin 2013 përmes ratifikimit, duke u përsëritur kështu në marrëveshjen e bazike të shkurtit 2023.

    Osmani tha se ka qenë edhe kërkesë e saj që të përfshihet çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses.

    “Tash interpretimet që jep znj. Dora Bakyoannis, apo deputetët individual janë të tyre, por në qoftëse lexon letrën e saj, paragrafin 11 të raportit, e qartëson që kur flitet për Asociacionin flitet si një prej detyrimeve post anëtarësimit. Mos të harrojmë që për themelimin e tij është dhënë përkushtimi i plotë më 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, atë bazike të 27 shkurtit 2023. Nuk është përkushtim i marsit 2024, është i marrëveshjes bazike e vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Me rënëdësi është, që ka qenë edhe kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë, nuk dalim asesi jashtë saj”, tha Osmani para gazetarëve.

    Lidhur me raportin e Bakyoannis që sot Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE) do të shqyrtojë, Osmani tha se ai tashmë është pozitv, dhe se ajo çfarë do të ndodh sot është procedure, e që nevojiten edhe disa hapa tutje deri në anëtarësimin e plotë.

    “Raporti tashmë është pozitiv. Përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e KiE, me të drejta të barabarta si të gjithë anëtarët. Ajo çka do të ndodhë sot është procedurë. Nuk mund të paragjykojmë rezultatin, është në vullnetin e deputetëve individual që marrin pjesë në komitet. Kosova ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim. Nëse kalon me sukses, në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë asamblesë paralamentare të KiE. Edhe nëse i marrim votat, aty rekomandohet anëtarësimi i cili kalon më pas në komitetin e ministrave për mbledhjen në muajin maj dhe aty vendoset për anëtarësimin e plotë”, tha presidentja Osmani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!