×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Evropa e përkushtuar ta mbaj Kosovën jashtë saj sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 10:42
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në ditën e Evropës ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e familjes evropiane, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se për dallim nga Kosova, Evropa është e përkushtuar që ta mbajë vendin tonë jashtë kësaj familje.

    Tutje ai thotë se kjo ndodh pasi Kosova nuk po i bënë favore Serbisë.

    Postimi i plotë:

    Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane!

    N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje!

    Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit!
    Urime Dita e Evropës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!