×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga hajnat që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e priftit

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 10:34

    Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net. Sipas Policisë rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

    Policia thotë se është njoftuar në orët e mëngjesit se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e një priftit në Zllakuqan. Policia me të arritur në vendin e ngjarjes janë konfrontuar me hajnat dhe njëri nga policët është plagosur me armë zjarri.

    “Sot në orën e hershme të mëngjesit rreth orës 03 e 56 minuta stacioni i policisë në Klinë është informuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e priftit kanë hyrë disa persona. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më të arritur kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari policor është dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!