×
  • Lajme
  • Lajme / Përkujtim

    Osmani: Mizoria në Izbicë mbetet e skalitur në kujtesën tonë, forcat gjenocidale serbe masakruan 147 civilë

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 10:20

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi 25-vjetorin e masakrës së Izbicës, përcjell Reporteri.net.

    Ajo tha se kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes.

    “Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë”, tha Osmani.

    Në tentim për t’i fshehur gjurmët e krimit, tha Osmani, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë.

    “Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 147 të vrarët në Izbicë!”, përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!