×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori

    Osmani për Masakrën e Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 20:53

    Presidentja Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.

    Më 26 maj 1999-të, atje forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht 27 banorë.

    Kjo ndodhi në pragun e lirisë së Kosovës.

    Osmani tha se “kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni”.

    “Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri!”, tha Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!