×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 20:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Osmani tha se në këtë takim të shkurtër u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta , ku edhe  njëherë u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë.”, tha Osmani për RTK-në.

    Ajo tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken.

    “Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, shtoi ajo.

    Osmani theksoi se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por sipas saj, ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa shtoi se takimi trelateral ka qenë propozim i përbashkët i Macronit dhe Scholzit./Reporteri.net./

    Osmani: Kosova e gatshme të shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!