×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Dy vetura në lëvizje u përplasën, gjashtë të lënduar në aksidentin në Prishtinë

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 9:21

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti tha për Reporteri.net se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje.

    “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

    Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!