×
  • Lajme
  • Lajme / Foto/Video

    Aksident te menza e studentëve në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 9:12

    Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm te “Menza e studentëve” në Prishtinë.

    Në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    Dëmet materiale duket të jenë të konsiderueshme, derisa nuk dihet për persona të lënduar.

    Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!