×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Posedojmë 10 mijë faqe material për krimet serbe në Kosovë, këto ditë u dorëzohen prokurorëve

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 14:33

    Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli në një konferencë për media ka folur për ftesat e Gjykatës Speciale dhe krimet serbe të kryera në Kosovë.


    Pacolli ka thënë se posedojnë rreth 10 mijë faqe material me provat e krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë, materiale që sipas tij askush që askush nuk ka pas qasje në to, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Pacollit këto materiale në ditët në vijim do të jenë në duart e prokurorëve tanë.

    Duke folur për punën e Gjykatës Speciale, ku sot është intervistuar edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, Pacolli ka thënë Kosova ka qenë viktimë e një okupatori.

    Pacolli ka përmendur edhe raportin e famshëm të Dick Marty-t, duke thënë se ai ka mbetur i lënduar pse nuk është ndërmarrë asgjë kundër tij.

    “Kosova ka qenë viktimë e një okupatori, e një lufte të paluftë. Dick Marty ka punuar vetëm me serbët nuk ka punuar me dëshmitarët e drejtë, e kam pa që nga ajo kohë që ka një padrejtësi të madhe jam jashtëzakonisht i hidhëruar që deri sot nuk kemi ndërmarr asgjë”, ka thënë Pacolli. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!