×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK nominon Naim Fetahun për kryetar të Podujevës

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 14:41

    Naim Fetahu është kandidat i PDK për kryetar të Komunës së Podujevës.


    Ky qytet do t’i nënshtrohet procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor pasi që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu ka marrë pozitë ministrore, njofton Klan Kosova.

    Fetahu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në të kaluarën.

    Në garë për të parin e kësaj komune janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!