×
  • Lajme
  • Lajme

    PE-ja miraton në lexim të dytë rekomandimin për liberalizimin e vizave të kosovarëve

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 12:37

    Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme e ka votuar në lexim të dytë projekt-rekomandimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ishte raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

    Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.

    Hedhja në votim e dosjes së liberalizimit të vizave për Kosovën u planifikua për dje, por kjo u vu në agjendën e sotme të LIBE-s.

    Në agjendën e publikuar nga Parlamenti Evropian, pika për Kosovën është e para që do të shqyrtohet sot. Më 12 janar të këtij viti, LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, për votimin e dytë që do të bëhet sot, Ojamo pati thënë se kjo procedurë duhet të ndodhë prapë.

    Për liberalizimin e vizave do të votojë edhe Parlamenti Evropian, ku sipas një draft-agjende kjo pritet me 18 prill. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë:

    Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-ës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!