×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 2 muaj u arrestuan 223 persona vetëm në rajonin e Prishtinës

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 15:54

    Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.


    Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar, M.M, 20 vjecar, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Më tutje Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

    I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Tutje policia ka njoftuar se nga janari e deri më tani janë arrestuar 223 persona të kërkuar.

    “Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!