×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit studentorë nisin peticion për largimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:20

    Organizata studentore ‘Studim Kritikë Veprim’ kanë nisur peticion për largimin e profesorit universitar, Ardian Kastratit, njëherësh edhe deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës, nga detyra në Universitetin e Prishtinës.


    “Universiteti i Prishtinës nuk duhet dhe nuk guxon të strehoj të tillë profesor brenda vetes. Një profesor universitar që përdorë një gjuhë të tillë në publik, përpos që e dëmton veten, e dëmton edhe imazhin e Universitetit”, thuhet në peticion.

    Reagimi i tyre vjen pasi deputeti Kastrati, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente, citoi në ‘Facebook’ veprimtarin e çështjes shqiptare, Faik Konicës, i cili përshkruan një grua në peshë.

    “Përmes këtij peticioni kërkojmë lirimin e tij nga të gjitha funksionet që ai i ushtron në UP”, kërkohet tutje nga SPV’ja.

    Ndërkaq Kastrati, në anën tjetër, në një reagimnëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se postimi i tij nuk ka pasur cak askënd, vetëm se “i ka pëlqyer satira e Faik Konicës”.

    “Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!