×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon numërimi i votave të ardhura nga Diaspora, kështu renditen partitë politike

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 23:00

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.


    Sipas rezultateve që KQZ ka publikuar në tabele në Qendrën e Numërimit, Lëvizja Vetëvendosje që radhitet partia më e votuar nga Diaspora ka marrë gjithsej 6850 vota.

    Pas saj, LDK-ja është dyta me 2138 vota të ardhura me postë, shkruan Reporteri.net. PDK, 2103 vota.

    Megjithatë në tabele nuk është i publikuar ende rezultati përfundimtar i votave nga jashtë Kosovës, por vetëm i 12973 prej tyre.

    Koalicioni NISMA-AKR, deri me tani, është subjekti i katërt më i votuar nga Diaspora, me 891 vota të ardhura me postë, duke lenë pas koalicionin AAK-PSD që ka marrë vetëm 550 vota.

    Totali i votave të vlefshme, të ardhura me postë për zgjedhjet e 6 tetorit, është rreth 13 mijë e 50 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!