×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon pa rezultate konkrete Samiti BE-Ballkani Perëndimor, anulohet edhe konferenca e paralajmëruar

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 14:52

    Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon edhe më tutje bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

    Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.

    Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa.

    Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

    Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore.

    Gjatë së enjtes pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të BE fillojnë samitin e BE, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Pritet një vendim pozitiv i samitit për të dy vendet, kurse Gjeorgjia pritet të marrë vetëm “një perspektivë europiane”./DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!