×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi Hoti-Macron, kryeministri publikon pamje nga pritja që iu bë në pallatin presidencial

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:38

    Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.


    Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë në në Pallatin Elysee, shkruan Reporteri.

    Ndryshe, takimi Hoti-Macron kishte nisur në orën 11:30.

    Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga Kryeministria.

    Ky takim mes Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprin Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/213666519791454/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!