×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u hodh te Ura e Fshajtë ende nuk është gjetur, nuk dihet nëse sot do të nisin kërkimet

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 9:36

    Një person i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeçar dyshohet se është hedhur dje nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.


    Personi në fjalë i cili është mësues nga fshatin Sapniq i Rahovecit nuk është gjetur ende.

    Këtë e kanë konfirmuar për Reporteri.net Policia e Gjakovës që thotë se nuk dihet kur do të nisin kërkimet për të.

    “Nuk është gjetur ende. Njësitet e FSK-së ende nuk kanë ardhë, mbetet vlerësim i tyre nëse ekzistojnë kushtet që të nisin kërkimet pasi uji është mjaft i rrëmbyeshëm”, tha Lumni Graishta, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës për Reporteri.net.

    Reporteri.net raportoi dje se personi në fjalë e kishte parkuar veturën skaj urës dhe pasi që kishte dalë jashtë ishte hedhur nga ura. Në veturën e parkuar, 47-vjeçari dyshohet se e ka lënë një letër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!