×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë punëtorë shëndetësorë me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:29

    Spitali i Gjakovës ka njoftuar se pesë punëtorë shëndetësorë janë të prekur me COVID-19.


    Një prej tyre është mjek, dy infermierë dhe dy staf administrativ.

    Po ashtu, në spitalin “Isa Grezda” janë 68 pacientë të hospitalizuar që po trajtohen për COVID-19, 17 pacientë janë konfirmuar negativ, gjashtë pacientë të pakonfirmuar, 32 pacientë me oksigjeno-terapi, një pacient në CPAP maske, dy pacientë në respirator.

    Në njoftim thuhet se spitalet po mbushen nga pacientë dhe bëhet thirrje për respektim të masave kundër pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!