×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Po zhvillonin gara të shpejtësisë në autostradë, policia i gjobit dy shoferët me nga 150 euro dhe një pikë negative

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 10:59

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova” në Trudë ka ndaluar dy persona duke bërë gara të shpejtësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj të dyshuarve janë shqiptuar gjoba prej 150 eurove dhe nga një pikë negative.

    Njoftimi i plotë:

    Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë

    Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” me datë 28.03.2024 në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në Trudë ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, ku ndaj të dyshuarave janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut dhe janë larguar nga trafiku për procedura tjera ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!