×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Policia e Kosovës vazhdon arrestimet për fajde, bie në pranga edhe një person

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 10:40

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin për veprën penale të “fajdes”.

    Sipas njoftimi, i dyshuari ka tentuar që me lajthitje e kanosje t’i detyrojë dy ankuesit kosovarë që të paguajnë para të gatshme në formë fajde.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan / 26.06.2024-14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka tentuar që me lajthitje e kanosje t’i detyroj dy ankuesit kosovarë që të paguajnë para të gatshme në formë fajde. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Në ditët e fundit rreth shtatë persona u arrestuan për fajde në tri rajone të Kosovës.

    Policia e Kosovë publikoi pamjet e operacioneve policore kundër fajdeve dhe detyrimit, të cilat i realizoi në disa rajone, ku bëri të ditur se janë arrestuar shtatë persona, të cilët nëpërmjet aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

    Arrestime ka pasur në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se pas këtyre aksioneve tha se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi ka përfunduar.

    “Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

    “I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, shkroi Sveçla./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!