×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep informacione për therjen me thikë që ndodhi pasdite në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 16:25

    Sot pasdite një person është therur me thikë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Policia në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, pas një përleshje fizike.

    Policia bën të ditur se personi i therur është dërguar për tretman mjekësor, por ende nuk dihet nëse ai është në rrezik për jetë apo jo.

    “Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahit Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

    Ndërsa dëshmitari që ka folur për Reporteri.net, ka bërë të ditur se personi i plagosur duket i moshës së re, dhe atij fillimisht ndihma e parë i ishte dhënë nga qytetarët, pasi ndihma e shpejtë ishte vonuar goxha shumë.

    Dëshmitari që i ka dërguar foton Gazetës Online Reporteri.net, ka bërë të ditur se dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!