×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Skenderaj arreston një 33-vjeçar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 23:55

    Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

    Arrestimi i personit të kërkuar L. S., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosvës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës.

    Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!