×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nis veprimet pas publikimit të pamjeve ku dy vajza rrihen mese vete në Shtime

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 14:37

    Një rrahje brutale mes dy të miturave ka ndodhur në fshatin Godanc të Shtimes.

    Nga pamjet e publikuara në rrjetet  sociale shihet njëra vajzë duke e tërhequr zvarrë tjetrën, ndërsa policia ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se kanë nisur të hetojnë rastin.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se policia është duke grumbulluar informacione në lidhje me këtë rast.

    “Po është duke u grumbullu informacionet. Sapo të kemi një epilog do të informoheni me kohë”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.

    Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen se personat janë adoleshentë, derisa rrahen ata xhirohen nga shokët dhe shoqet e tyre, të cilat inkurojnë që të fusin në ujë viktimën. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!