×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi propozon 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:50

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje për  dekretin për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme,  hap ky që pasoi pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.


    Thaçi ka thënë se Zyra Ligjore e presidentit dhe ajo Kuvendit janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet dekreti për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për tejkalimin e gjendjes së krijuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi ndër të tjera ka thënë se dekreti përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin për një periudhë prej 30 ditësh, e cila mund të vazhdohet apo të ndërpritet, varësisht prej situatës. Po ashtu me këtë dekret urdhërohet mobilizimi i tërësishëm i FKS-së, për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.

    “Dua të theksoj se tani më Zyra Ligjore e presidentit dhe Kuvendit janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet dekreti për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për tejkalimin e kësaj gjendje.  Dekreti përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin për një periudhë prej 30 ditësh, e cila mund të vazhdohet. Urdhërohet mobilizimi i tërësishëm i FKS-së  për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!