×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Presidentja Osmani: Masakra e Mejës “Srebrenica e Kosovës”

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 14:02

    Në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në Kompleksin Memorial në Mejë u organizua tubim përkujtimor nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,, ku me rastin e 25-vjetorit të masakrës së Mejës.

    Presidentja Vjosa Osmani masakrën e Mejës e qujati “Srebrenica e Kosovës”.

    “Lendina e pikëllimit është vendi i së vërtetës tonë, rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore, është ‘Srebrenica e Kosovës’. Ky vend është edhe thirrja jonë me e fuqishme për drejtësi”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

    “Ne në asnjë moment nuk duhet të largohemi nga e vërteta dhe nuk duhet të heqim dorë nga drejtësia. Masakra e Mejës do të jetë njolla më e përgjashkshme në ndërgjegjen e urdhërdhësve dhe kryerësve të kësaj masakre të tmerrshme që ka dëshmuar qëllimin e atij regjimi për shfarosje të popullit shqiptar”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!