×
  • Lajme
  • Lajme / Familja evropiane

    Haradinaj: Sot theksohet nevoja e largimit të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 14:30

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot për Ditën e Evropës, festë që shënohet edhe në Republikën e Kosovës, shkruan Reporterti.net.

    “Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Në këtë ditë, shkroi Haradinaj, theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

    “Urime Dita e Evropës!”, përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!