×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Tiranë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 19:39

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni të mërkurën e 7 dhjetorit në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë.

    “Mbështetja dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka rezultuar i çmueshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    “Në Tiranë pata kënaqësinë të takoj kryeministren italiane Giorgia Meloni, ku diskutuam për marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, ka shtuar Osmani.

    E para e Kosovës është në Shqipëri ku e ka përfaqësuar Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor që është mbajtur për herën parë në jashtë vendeve të BE-së, ku për herë të parë në Ballkani Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!