×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: 48 orë arrest për kryetarin e Komunës së Kllokotit, dyshohet se cenoi lirinë e votuesve

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 12:56

    Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’.


    Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Dejanoviq brenda afatit ligjor do paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanoviq”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!