×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët në Qendrën e Studentëve rezultojnë negativ nga Coronavirusi

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:06

    Të gjithë punëtorët që po shërbejnë në karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë kanë dal negativ me Covid-19.


    Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se testimi është bërë gjatë ditës së sotme, ku aty janë testuar stafi dhe vullnetarët të cilët po shërbejnë në këtë kohë.

    Një burim i Ekonomia Online, tregon që të gjithë ata janë testuar pasi kanë pasur kontakt me zyrtarin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është konfirmuar se është i prekur nga Covid-19.

    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, janë liruar 54 persona të cilët kanë rezultuar negativ me Covid 19 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!