×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndali dasmat, por në Komision bëhet edhe “më zi”

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 13:13

    Qeveria e Kosovës javë më parë ka marrë vendim që të ndalohet mbajtja e dasmave dhe të mos tubohen pesë persona më shumë, si dhe të mbahet distanca.


    Por krejt këto nuk po i respektojnë të zgjedhurit e popullit, deputetët të cilët do të duhej të ishin shembull.

    Se nuk respektohet fare distanca e tregon mbledhja e Komisionit Kuvendar për Arsim që u mbajt brenda një ambienti të vogël të mbyllur, e ku prezent ishin rreth 20 persona, në të cilën mbledhje ishte i ftuar për raportim ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

    Kujtojmë se edhe në komisione të tjera kuvendare ka pasur numër të madh të personave dhe nuk është respektuar distanca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!