×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK: 23-vjeçarja nga Drenasi vdiq nga gjakderdhja në bark

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 16:41

    Klinika Emergjente në QKUK ka dal me një sqarim në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares Z.I. nga fshati Zabel i Drenasit.


    Nga Emergjenca është bërë e ditur se e ndjera kishte ardhur në QKUK të mërkurën rreth orës 16:30 me humbje të vetëdijes, bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.

    “Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45”, thuhet nga Emergjenca e QKUK-së.

    Sipas Emergjencës diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhja në bark).

    Ndërsa nga Emergjenca është njoftuar se familjarët kanë refuzuar obduksionin.

    Një familjar i 23-vjeçares në rrjete sociale ka shkruar se ajo ka vdekur 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Madje edhe ka publikuar foton e kartelës ku shihet se e ndjera ka marrë vaksinën Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!