×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Mitrovica tregon pse nuk e la Agim Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 18:40

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar ditën e sotme të prenë shiritin e një shkolle të re në komunën e tij.


    Ai është penguar nga një qytetar.

    “Këtë e kam ba veç me iu hakmarrë Agim Bahtirit se ai më ka premtu dy vende të punës. Më ka premtu në fushatë, kur e pasë fushatën. Unë s’jam me kurfarë partie”, ka thënë qytetari për Klan Kosovën.

    E, kryetari i komunës e ka akuzuar Kadri Veselin se kinse ai e ka nxitur qytetarin ta pengojë Bahtirin.

    “Unë se kam bërë këto për Kadri Veselin, nuk u kanë këtu puna për PDK-në. Vetëvendosja i bënë këto punë ajo ka qejf me i ba sendet ma të mëdhaja”, ka thënë qytetari.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!