×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq me varg kërkesash për institucionet e Kosovës në mënyrë që të ndalen protestat

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:51

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë me një varg kërkesash ndaj institucioneve të Kosovës në mënyrë që protestat të ndalen.

    Kreu i partisë vasale të Beogradit tha se të gjitha procedurat hetimore ndaj protestuesve serbë të ndërpriten dhe të gjithë ata të lirohen.

    “Këto janë kërkesat e qytetarëve që po protestojnë qetë në komunat në veri. Ato janë kërkesa të njohura: largimi i njësive speciale nga ndërtesat komunale; lirimi i qytetarëve tanë të arrestuar, të rrëmbyer, atë ditë kur ishin protestat; të mos vijnë kryetarët e komunave si kaubojë, sepse kjo nuk është ‘pordha e tyre’, por shtëpi e qytetit, që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe të ofrojë shërbime për ta. Kjo do të ishte faza e parë për përmbushjen e kërkesave tona”, deklaroi Rakiqi.

    Ndërkaq faza e dytë, sipas tij, është tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore, si dhe të formohet Asociacioni.

    Por, ajo që Rakiqi e konsideroi si më të rëndësishmen, ndërprerjen e të gjitha hetimeve penale ndaj të gjithë serbëve që morën pjesë në protestat e fundit, por edhe ata që ishin nëpër barrikada.

    “Ajo që është më e rëndësishmja është që të ndërpritet të gjitha procedurat hetimore ndaj të gjithë njerëzve që kanë marrë pjesë, jo vetëm në këto protesta, por edhe në barrikadat e kaluara, pra që të ndërpriten të gjitha procedurat hetimore për ata njerëz që morën pjesë në barrikada dhe kundër njerëzve që sot dhe dje protestojnë këtu në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq”, tha Rakiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!