×
  • Lajme
  • Lajme / Raport i policisë

    Raportohet për sulm seksual në Malishevë, një i arrestuar

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 10:14

    Një burrë është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, përcjell Reporteri.net. 

    Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa i dyshuari është arrestuar të enjten.

    “Me 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

    Pas intervistimit, thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!