×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Në zonën 50 km/h bënin gara të shpejtësisë, dy shoferët gjobiten me nga 500 euro dhe u merret leja për një vit

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 13:59

    Policia në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka kapur dy shoferë duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë në zonën e banimit ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndaj dy shoferëve janë shqiptuar gjoba me nga 500 euro, si dhe pesë pikë negative, si dhe për një vit u është marrë leja.

    Komunikata:

    Gjilan, 02 maj 2024    

    Njësiti i policisë nga Trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan – Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.

    Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!