×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    Armend Zemaj i LDK-së ofendon rëndë Hekuran Muratin

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 13:38

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ofenduar rënd, me gjuhë seksiste, Ministrin Hekuran Murati, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Tensionet mes opozitës dhe pushtetit, gjatë seancës së të enjtes, kanë kulmuar kur në sallën e Kuvendit deputeti i LDK’së u dëgjua duke ofenduar rëndë, dhe me gjuhë seksiste, Ministrin Murati, kur ky i fundit po përfundonte replikën e tij dhe po largohej nga foltorja e Kuvendit.

    Në Kuvend, deputetët po diskutojnë për raportin e DASH-it që shpërfaqi edhe një herë telashet e mëdha të Qeverisë së Kosovës me korrupsionin.

    Për ofendimin ndaj Muratit ka reaguar edhe zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhuka.

    “Nuk mund ta shkruaj decidivisht shprehjen aq të ultë të deputetit Zemaj ndaj ministrit Murati pasi e humbi debatin me ministrin”, ka shkuar Manxhuka në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!