×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Marigona Osmanit, prokurori Avdiu: Ngjarja makabër që tronditi opinionin do të vërtetohet

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 13:15

    Prokurori Valdet Avdiu para gjykatës tha se ngjarja makabër që ka tronditur opinionin publik në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit do të vërtetohet me provat e prokurorisë.

    Prokurori këtë e deklaroi në fjalën e tij hyrëse.

    Në anën tjetër mbrojtësja e Arbër Sejdiut, avokatja Arbnora Shefkiu tha se prezenca e klientit të saj në të njëjtin vend me Krivaçën nuk e bënë atë përgjegjës.

    “Një gjë prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin Dardan Krivaça nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës të prokurorit të shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është se ka qëlluar në moment dhe në vend të gabuar andaj gjatë këtij shqyrtimi do të dalim në përfundim në këtë fakt”, tha Shefkiu, raporton Kallxo.com.

    Ndërsa mbrojtësi i Dardan Krivaçës, avokati Admir Salihu kërkoi përsëri një ekzaminim mjekësor të klientit të tij.

    “I shpreh ngushëllime familjes dhe lidhur me aktvendimin e kundërshtimit të aktakuzës kam kërkuar një ekzaminim mjekësor i cili nuk është bërë dhe nëse do bëhej do t`i vendosej epilog këtij rasti”, tha avokati Salihu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!