×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Riorganimzimi i PDK-së, Gjoshi: Kryesi e fitores

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 23:35

    Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa në Partinë Demokratike të Kosovës ka folur për riorganizimin e kësaj partie dhe emrat e kryesisë së re që u bënë punblik sot pas një mbledhje të Këshillit Drejtues.

    Gjoshi ka thënë se kjo është kryesia e fitores, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Këshilli i Përgjithshëm gjatë muajit shkurt e ka mbajtur një takim ku i ka dhënë rrugë disa reformave në Partinë Demokratike. E kemi pasur javë të mbarë duke i zbatuar vendimet e Këshillit Drejtues. E keni parë që persona me autoritet të madh kanë filluar t’i bashkohen PDK-së, dje e kemi nominuar z.Bedri Hamza. kandidat për kryeministër dhe është miratuar kryesia e re e partisë e cila në vete përmban një numër të madh të grave, burrave, të rinjëve e trë rejave që kanë një emër të mirë në shoqëri.”, tha Gjoshi në DPT te Fidani.

    Ai tha se kanë filluar shumë herët të përgatiten për zgjedhje dhe sipas tij vendimi i KD ka qenë riorganizimi i gjithë partisë.

    Gjoshi është shprehur optimist se do të arrijnë një rezultat të mirë dhe kjo krejt në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

    Ai ka thënë se PDK do të hap dyert për shumë të rinj e të reja, do të ketë një listë gjithpërfshirëse dhe një program që i përshtatet nevojave të qytetarëve të Kosovës.

    Gjoshi u pyet se si u bë që Bedri Hamza të nominohet si kryeministër dhe jo kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Ai tha se kjo ishte nevojë e kohës dhe se Krasniqi dhe e tërë partia e mbështetën unanimisht. Sipas tij, Krasniqi ka treguar zemërgjerësi.

    Sekretari Gjoshi tha se qeverisja aktuale ka degraduar.

    “Nuk ka qenë diskutimi që kush të jetë kandidati. Krasniqi ashtu siç e ka krijuar një strategji n; ygjedhjet lokale q; reyultoi e sukseshme, ka punaur për një kohë të gjatë për të ardhur te kjo kryesi dhe ky kandidat që është kërkesë e kohës.”, vlerësoi ai.

    Gjoshi kritikoi Qeverinë Kurti për acarim të raporteveme aletaët ,  futjen e vendit nën sanksione dhe mungesë të njohjeve si rezultat i paaftësisë qeveritare.

    Ai tha se e gjithë partia do të jetë në funksion të fitores së Bedri Hamzës.

    Goshi tha se në PDK nuk ka pasur pakënaqësi dhe se fryma e brendshme e PDK-së ka qenë solidarzuese.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!